Aktualitet

Ministrja e Arsimit: Më 15 deri më 30 gusht rihapet e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe

3 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Ministrja e Arsimit: Më 15 deri më 30 gusht rihapet e-Albania për

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije përmes një postimi në ‘Facebook’ se portali “e-Albania” do të rihapet mes datave 15-30 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta.

Ministrja Kushi shprehet se janë marrë në konsideratë edhe shqetësimet e përcjella nga institucionet arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara.

Postimi i plotë:

“Rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta Një nga risitë më pozitive për vitin e ri shkollor 2021-2022 është regjistrimi online i nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania, ku prindërit e plotësojnë formularin në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme, pasi tashmë këtë gjë e bëjnë vetë shkollat. Nisur nga shqetësimet e përcjella nga institucionet tona arsimore, prindërit dhe nxënësit, lidhur me pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve të përcaktuara, po punojmë ngushtësisht me strukturat tona dhe me AKSHI-n për përmbushjen me sukses të procedurave. Konkretisht,  në periudhën 15 – 30 gusht do të rihapet portali e-Albania për regjistrimin e nxënësve, duke u dhënë mundësi prindërve të bëjnë kërkesën, si dhe të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit. Në rastet kur shkollat kanë kapacitete të mjaftueshme, mund të regjistrojnë edhe nxënës jashtë zonës së banimit, pas miratimit nga ZVA-të përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara. Shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës për regjistrim. Në rast refuzimi, të interesuarit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit në shkollën ku u takon regjistrimi. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përshtatjen në një kohë shumë të shpejtë me procedurat e reja. Suksese! “

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi regjistrimi online ne shkolle evis kushi regjistrimi online ne shkolle

Sondazh

Poll