Aktualitet

E trishtë! Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndahet nga jeta infermierja 34-vjeçare nga Lezha! Pësoi atak kardiak

3 Gusht 2021, 10:24 Nga DOSJA
E trishtë! Ishte në muajin e shtatë të

LEZHË– Një lajm i trishtë në qytetin e Lezhës, ku fatkeqësisht është ndarë nga jeta infermierja 34-vjeçare Aida Perdoda, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë. E reja, paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjete sociale, ku kanë shprehur ngushëllimet për familjarët dhe kolegët.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime te sinqerta familjarëve dhe kolegëve,”-shkruhet në postimin e bërë për të.

E reja, edhe pse në muajin e shtatë të shtatzënisë vazhdonte të punonte pranë spitalit të Laçit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aida perdoda urdhri i infermierit të shqipërisë vdes aida perdoda aida perdoda urdhri i infermierit të shqipërisë vdes aida perdoda

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...