Aktualitet

Policia aksion në Lezhë, arrestohen dy persona, një tjetër procedohet penalisht, ja për çfarë akuzohen

3 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
Policia aksion në Lezhë, arrestohen dy persona, një tjetër

DIBËR– Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lam të Madh ku janë gjetur disa fidanë kanabis. Në lidhje me këtë rast janë vënë nën hetim: B. GJ., 61 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Mat dhe G. K., 55 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Lam i Madh. Po ashtu në pranga ka rënë dhe Thoma Doda, i cili akuzohet për dhunë në familje.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Dibër

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Lam i Madh dhe inspektori i Shërbimit Pyjor.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lam i Madh ku janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabis.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, shtetasit :

B. GJ., 61 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Mat

G. K., 55 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Lam i Madh.

Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
—-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin:

N. Gj., 42 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve bashkëshortes së tij.
—-

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :

Th. D., 49 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
—–

Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë është zbardhur dhe dokumentuar një vjedhje prone e ndodhur më parë, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor E. D., 17 vjeç, banues në Bulqizë, si autor i dyshuar i vjedhjes së dyqanit të një shtetasi. Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E. D., u procedua penalisht në gjendje të lirë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja,al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diber policia e dibres diber policia e dibres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...