BALDUSHK– Punonjësit e firmës “Hysa” janë rikthyer në fshatin Baldushk të Tiranës për të vijuar me projektin e rindërtimit, por që në të vërtetë u zbulua se do të ndërtoheshin 52 vila. Por punimet janë ndërprerë pasi banorët e zonës kanë dalë sërish nga banesat duke kërkuar llogari me pretendimin se u kanë ndërprerë ujin e pijshëm.
Banorët pretendojnë se projekti është devijuar dhe nuk ishte parashikuar dëmtimi i tokave me të mbjella dhe i tubacioneve. Edhe pse banorët kërkuan largimin e dy punonjësve që kishin nisur punimet në zonë, asnjë nuk ka lëvizur, por kanë njoftuar inxhinierin e projektit për të rishikuar edhe njëherë planin.
“A jeni njerëz apo çfarë jeni?,”-dëgjohen banorët teksa u drejtohen punonjësve të kompanisë.
Banorët prej muajsh vijojnë rezistencën kundër projektit të bashkisë për të ndërtuar banesa në këtë zonë. Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë, në të vërtetë do të bëjë një bllok vilash dhe jo banesa për të prekurit nga tërmeti. Një prej tyre kërcënoi dhe me flijimin e të gjithë njerëzve. Dje, Dosja.al publikoi edhe hartën e investimeve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Teksa shoqërohej për në gjyq, Florand Shehu është sulmuar nga familjarët e bashkëshortes që ai e masakroi me thikën e kuzhinës. Ai u godit dhe sulmua pre...
DIBËR– Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lam të Madh ku janë gjetur disa f...
KARABURUN– Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar rreth 500 efektivë të f...
TIRANË– Bashkim Dedja, me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërg...
VLORË– Edhe pse po ndërhyet në terren nga Forcat e Armatosura, zjarri në Dukat të Vlorës është riaktivizuar sërish duke vështirësuar punën për shuarj...
LLOGARA– Flakët e zjarrit kanë ‘pushtuat’ malet e fshatit Dukat të Llogarasë dhe pamjet janë trishtuese. Gjithë pyjet dhe bimët e malit janë përfshirë nga zjarr...