Aktualitet

Çfarë ndodhi në Lalëz? Grabitje tek vilat e “VIP-ave”, banorët flasin për hajdutë, Arben Kraja mohon gjithçk

3 Gusht 2021, 10:54 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi në Lalëz? Grabitje tek vilat e

DURRËS– Mbrëmjen e 1 gushtit 2021, maskat vendosën që të “zbarkonin” në një nga zonat më të njohura të vendit, ku kanë shtëpitë e pushimit shumë prej biznesmenëve, por edhe figura të rëndësishme të vendit; Gjiri i Lalëzit. “Albanian Post” raportoi se një nga shtatë banesat e grabitura ishte edhe shtëpia e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja.

Sipas të dhënëve me të fundit të siguruara nga portali “AP”, disa mjete të Policisë së Shtetit, janë pikasur në banesat e vjedhura, përfshirë edhe atë të Krajës. Por ky i fundit ende pa u gdhirë mirë, reagoi duke mohuar gjithçka. Sipas tij, lajme të tilla shpërndahen për t’u bërë pengesë për SPAK.

Po ashtu, një tjetër fakt që qëndron kundër lajmit të grabitjes është edhe përfshirja e Policisë së Durrësit, të cilër pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë denoncim dhe nuk kanë asnjë informacion lidhur me sulmin e mundshëm në banesën e Krajës. 

“Gjithsesi, banorë të zonës, e konfirmojnë për Albanian Post se shtëpia e Krajës është minimalisht e dëmtuar, por nuk dihet nëse është vjedhur apo jo gjë brenda saj. Vetë Kraja nuk ka raportuar vjedhje,”-thuhet ndër të tjera në artikull.

Pas publikimit të lajmit, në rrjet janë ngritur dyshime lidhur me banesën e Krajës, por ajo është e deklaruar që në vitin 2004, por ka munguar gjithmonë çmimi i plotë i apartamentit. Sipas deklarimeve të bëra nga ai vetë, më datë 02.10.2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro dhe kanë paguar vetëm këstin e parë prej 15,000 euro, ndërsa 115,000 euro janë detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit. Sa të justifikuar e ka blerjen, e ka verifikuar vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kur dha “ok” për pastërtinë e tij në tre hallkat e vlerësimit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit arben kraja grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...