Aktualitet

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, rreth 500 efektivë të FA në terren

3 Gusht 2021, 10:32 Nga DOSJA
Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, rreth 500 efektivë të FA

KARABURUN– Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar rreth 500 efektivë të forcave të armatosura, 50 mjete dhe 3 helikopterë për të shuar zjarrin.

Ministria bën të ditur se po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve në mënyrë që të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë. Gjithashtu puna po vijon edhe në vatrat e tjera të zjarrit në fshatun Vukal të Vaut të Dejës si dhe në fshatin Qesorat të Gjirokastrës

Ministria e Mbrojtjes: Rreth 500 efektivë të Forcvave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë. Një tjetër vatër aktive është në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejës ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Gjithashtu puna po vijon për vënien nën kontroll të zjarrit të rënë në fshatin Qesorat, të njësisë administrative Lunxhëri në bashkinë e Gjirokastrës, ku bashkë me punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses së këtij qarku janë bashkuar edhe 20 efektivë të FA.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne karaburun zjarret ne shqiperi zjarr ne karaburun zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...