Aktualitet

U “dogjën” nga Vettingu, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Fatos Lulon dhe Bashkim Dedjan

3 Gusht 2021, 10:01 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkim Dedja, me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar për gjykim në GJKKO. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj tyre për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. 

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 30.07.2021 përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.137/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

-Fatos Lulo, me detyrë ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

-Bashkim Dedja, me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive , interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikes ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 o Kodit Penal.

SPAK i ka sekuestruar Lulos një dyqan 172 m2, i ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, ndërsa Dedjas i është vendosur në sekuestro një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Bashkë me pasuritë e tyre, në sekuestro iu vendosën pasuritë edhe Shkëlzen Selimit. Të tre janë shkarkuar për deklarim të rremë të pasurive, shkak që solli edhe shkarkimin e tyre gjatë procesit të Vetting-ut. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim dedja fatos lulo bashkim dedja fatos lulo

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...