Bota

Bombardoi me grushte e shkelma romen në Kosovë, gjykata merr vendimin për 17-vjeçarin

1 Qershor 2019, 10:29 Nga DOSJA
Bombardoi me grushte e shkelma romen në Kosovë, gjykata merr vendimin

KOSOVË– 17-vjeçari me inicialet B.T që dhunoi në mënyrë ç’njerëzore gruan rome në Kosovë do të qëdrojë një muaj në paraburgim. Vendimi është marrë nga Gjykata e Ferizajt.

I mituri dyshohet se është personi që në videon që bëri xhiron e rrjetit një ditë më parë, rrahu në mënyrë brutale me grushte e shkelma një grua rome.

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T.  shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

  Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata sipas mediave kosovare.

E dëmtuara Z.S. u rrah dy herë nga të miturit në Kosovë, para dy ditësh në Lipjan, ndërsa dje në Kosovë.

Në videon e publikuar shihet që i mituri fillimisht godet nga mbrapa gruan rome dhe më pas e shtrin në tokë duke e qëlluar me grushte e shkelma.

Ajo nuk rezulton një person i rrezikshëm dhe ende nuk dihen arsyet që çuan të miturit drejt këtij akti dhune.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhunimi i gruas rome ferizaj kosove dhunimi i gruas rome ferizaj kosove

Sondazh

Poll