Bota

Masakër në SHBA/ Sulm me armë në një ndërtesë, 14 të vdekur, mes tyre autori dhe një polic

1 Qershor 2019, 06:32 Nga DOSJA
Masakër në SHBA/ Sulm me armë në një

SHBA– 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit të ndodhur në një ndërtesë në shtetin e Virxhinias.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autori hapi zjarr ndaj një grupi personash, që ndodheshin në një ndërtesë publike. Pas një shkëmbimi zjarri më policinë, agresori mbeti i vrarë edhe vetë. Gjatë aksionit mbeti i vrarë edhe një punonjës policie.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare. Një prej viktimave u gjet i qëlluar pranë makinës së tij, ndërsa të tjerët në të gjitha katet e banesës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shba sulm ne virxhinia shba sulm ne virxhinia

Sondazh

Poll