Bota

Brexit/ Elton John nuk përmbahet: Nuk jam një imperialist anglez idiot, më vjen turp nga vendi im

1 Qershor 2019, 08:49 Nga DOSJA
Brexit/ Elton John nuk përmbahet: Nuk jam një imperialist anglez

Këngëtari i njohur britanik Elton John ka shpërthyer kundër Brexit gjatë një koncerti të tij në Verona të Italisë.

Teksa po këndonte, Elton John tha se i vinte turp nga Britania e Madhe për shkak të Brexit-it.

“Më vjen turp nga vendi im për atë që ka bërë. I përçau njerëzit.Më kanë ardhur në majë të hundës politikanët, veçanërisht ata britanikë. Më ka ardhur në majë të hundës Brexit-i. Jam evropian. Nuk jam një imperialist anglez idiot”, tha 72-vjeçari.

Pas shpërthimit, publiku italian e duartrokiti gjatë këtë deklaratë politike të këngëtarit të famshëm.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit elton john brexit elton john

Sondazh

Poll