Sport

VIDEO/ Po e dërgojnë me forcë në Bjellorusi, sportistja heq dorë nga Lojërat Olimpike dhe bën denoncimin tronditës

1 Gusht 2021, 15:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Po e dërgojnë me forcë në Bjellorusi, sportistja heq

JAPONI-Krystsina Tsimanouskaya,një vrapuese nga Bjellorusia po kërkon mbrojtje nga policia japoneze në një aeroport të Tokios pasi pretendon se po e dërgojnë me forcë në vendlindje. Ajo duhej të garonte në 200 metra për femra dhe stafetën 4×400 metra në Lojërat Olimpike të Tokios javën e ardhshme.

Ajo mund të shihet në fotografi e rrethuar nga policia, dhe bëri një koment të shkurtëR. “Unë mendoj se jam e sigurt. Po shoqërohem nga policia.” 24-vjeçarja thotë se ajo ka kërkuar mbrojtjen e oficerëve në mënyrë që të mos ketë nevojë të hipë në një fluturim për në shtëpi.

“Unë nuk do të kthehem në Bjellorusi,” tha ajo për Agjencinë e lajmeve Reuters.Stafi i sportistes shkoi në dhomën e Tsimanouskaya të dielën dhe i tha asaj të merrte valixhet. Ajo tha se i ishte komunikuar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak se sportistja kishte folur për neglizhencën e trajnerëve.

❗️Tsimanouskaya recorded an appeal to the IOC: “I am asking the International Olympic Committee for help, I have been pressured and they are trying to take me out of the country without my consent, so I am asking the IOC to intervene.” pic.twitter.com/rKdzYeKM0W

— Tadeusz Giczan (@TadeuszGiczan) August 1, 2021

Në një video tjetër ajo tha: “Unë po i kërkoj ndihmë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ka presion kundër meje dhe ata po përpiqen të më nxjerrin jashtë vendit pa lejen time. Pra, unë jam duke kërkuar nga IOC që të përfshihet në këtë situatë. ”

Turkish Airlines Tokyo-Istanbul flight took off without Tsimanouskaya. Right now she appears to be at the police station at Haneda airport. Representatives of the Japanese MFA are on their way to her. pic.twitter.com/Sw9ngMqwyX

— Tadeusz Giczan (@TadeuszGiczan) August 1, 2021

IOC thotë se është në dijeni të raporteve dhe “po shikon situatën … dhe kërkon sqarime”.Por në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, Komiteti Olimpik i Bjellorusisë tha se Tsimanouskaya u hoq nga Lojërat për shkak të “gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike”.Aktualisht ajo është në aeroport me policinë japoneze dhe synon të kërkojë azil politik në Austri.

It’s important to point out that Tsimanouskaya didn’t even criticise the regime. She merely complained (vid) that Belarus officials mixed up the paperwork and registered her for an event she never trained for (relay). Nonetheless regime media made her the enemy of the state nr 1 pic.twitter.com/r63xW0tzOI

— Tadeusz Giczan (@TadeuszGiczan) August 1, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport krystsina tsimanouskaya tokio 2020 krystsina tsimanouskaya tokio 2020

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...