Sport

1 Gusht 2021, 15:30 Nga DOSJA

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një medalje të artë të Lojërave Olimpike, pasi të dy konkurrentët kanë kërcyer lartësinë 2.37 metra.

Atleti 30-vjeçar arab, Barshim dhe 29-vjeçari italian Tamberi dështuan në tri provat e tyre për të kaluar lartësinë 2.39 m, kësisoj të dy atletët i shtërnguan duart njeri-tjetrit si fitues, pasi rregullorja e parashikon edhe mundësinë e dhënies të dy kampionëve olimpikë dhe dy medaljeve të arta.

Edhe atleti Maksim Nedasekau i Bjellorusisë gjithashtu e kaloi lartësinë 2.37 m, por ai pati më shumë prova të dështuara, duke u renditur i treti në këtë garën e kërcimit të larti dhe merituar medaljen e bronztë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gianmarco tamberi i italisë kanë kërcyer lartësinë 2.37 metra maksim nedasekau i bjellorusisë mutaz essa barshim i katarit gianmarco tamberi i italisë kanë kërcyer lartësinë 2.37 metra maksim nedasekau i bjellorusisë mutaz essa barshim i katarit

Sondazh

Poll