Aktualitet

‘Më morën me zor, më futën në furgon…’/Historia e shqiptarit, u kap brenda një shtëpie bari, ”kujdesej” për 84

2 Gusht 2021, 07:12 Nga DOSJA
‘Më morën me zor, më futën në

BRITANI E MADHE- Shqiptari Armand Hajredini është burgosur nga Gjykata pasi u shpall fajtor për rritjen e bimëve të kanabisit brenda një banese në qendër të Hartlepool.

26-vjeçari, i cili kujdesej për më shumë se 100 bimë, që do të kapnin vlerën e 84 mijë paundësve pretendonte se punonte pa pagesë dhe se kërcënohej vazhdimisht që të mos largohej nga shtëpia. Pjesë e kërcënimeve ishtë bërë dhe familja e tij.

Emma Atkinson, tha se shqiptari kishte shkuar në Angli me kamion përmes Francës, 5 vite më parë por humbi pa dashje të gjitha dokumentet e identifikimit. Sipas saj, gjatë një takimi me të njohurin e tij, i riu ishte futur me forcë në një furgon dhe u dërgua në shtëpinë me kanabis.

Ndërkohë avokati i shqiptarit, Stephen Constantine tha se: Ky rast ngre alarmin për skllavëri moderne. Ai është një i ri pa precedentë të mëparshëm dhe dëshiron që të qëndrojë në vend legalisht dhe të fitojë para në mënyrë të ndershme.

Megjithatë, Gjykata sërish vendosi ta dënonte me burg, por masa nuk është caktuar ende nga trupa gjykuese…

Marrë nga thenorthernecho.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armand hajredini armand hajredini

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 20:51

Tjetër vatër zjarri, ndizet kodra në Himarë

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet se kodra në Himarë është ndezur dhe ka marrë...