Aktualitet

Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet dhe një ikonë

2 Gusht 2021, 06:32 Nga DOSJA
Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet

DURRËS– Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi është kapur me disa kilogramë kanabis dhe një ikonë që i përkiste periudhës bizantine. I prangosuri, i identifikuar si Çim Proshka, ishte nën lupën e Policisë pas informacioneve të marra lidhur me aktivitetin e tij të paligjshëm. Në ndërhyrjen ë parë nga Policia, atij iu gjet në mjet 12 kg kanabis dhe ikona, e cila do të shitej.

NJOFTIMI I POLICISË:

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ikona”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike. Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ikona”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çim proshka operacioni ikona çim proshka operacioni ikona

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Gusht 2021, 20:51

Tjetër vatër zjarri, ndizet kodra në Himarë

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet se kodra në Himarë është ndezur dhe ka marrë...