Sport

“Faleminderit edhe për kritikat”, Shevchenko largohet nga stoli i Ukrainës pas 5 vitesh

1 Gusht 2021, 15:18 Nga DOSJA
“Faleminderit edhe për kritikat”, Shevchenko largohet nga stoli

UKRAINË-Andriy Shevchenko nuk është më trajner i Ukrainës. Ish-sulmuesi është larguar nga stoli ukrainas pas pesë vitesh. 44-vjeçarit i përfundoi kontrata dhe palët kanë zgjedhur për t’u ndarë mes tyre, duke mos rinovuar.

Andriy Shevchenko drejtoi ekipin nga korriku i vitit 2016 duke regjistruar 52 ndeshje ku kulmi ishte në çerekfinalet e Euro 2020. Ukrainasi e ka bërë të ditur në rrjetet e tij sociale largimin nga stoli i Ukrainës.

“Sot përfundoi kontrata ime me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës. Kam kaluar pesë vite si trajner i kombëtares. Kemi zhvilluar një punë të madhe, teksa treguam se jemi në gjendje të luajmë një futboll modern.I jam mirënjohës presidentit të Federatës dhe Komitetit Ekzekutiv për mundësinë që më dhanë të punoja me skuadrën kombëtare të Ukrainës.

Falënderoj çdo futbollist dhe çdo person që ishte i përfshirë në skuadër. Shumë falënderime edhe për tifozët, për mbështetjen dhe kritikat e tyre.Së bashku, ne treguam se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues“, shkruan në Instagram Andriy Shevchenko.

 

 

A post shared by Andriy Shevchenko (@andriyshevchenko)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shevchenko ukraina shevchenko ukraina

Sondazh

Poll