Sport

“Te Juventus pashë gjera skandaloze”, shkëlqimi dhe rënia e pasardhësit të Del Piero-s: Më bënë presion të…

1 Gusht 2021, 14:25 Nga DOSJA
“Te Juventus pashë gjera skandaloze”, shkëlqimi dhe

ITALI– Ishte një kohë kur Davide Chiumiento ishte konsideruar si “Del Piero i Zvicrës”. Nuk zgjati shumë shkëlqimi i tij, madje shumë pak. Një zviceran nga Heiden, në moshën 16 vjeç u bashkua me të rinjtë e Juventusit, debutimin me ekipin e parë e bëri kur ishte 20 vjeç. Ishte fillimi i vitit 2004 me një fitore 3-0 kundër Anconas.

Pastaj pas vetëm 3 ditësh erdhi edhe debutimi në Champions League kundër Deportivo La Coruna. Në rastin e parë 30 minuta në fushë, në të dytin 20. Sado absurde të duket, ato do të mbeten dy paraqitjet e vetme në fanellën bardh e zi, pavarësisht se kartoni i tij u kontrollua për disa vjet nga klubi torinez.

Përralla e “Swiss Del Piero” përfundon, në të njëjtën kohë që kishte filluar, dhe as në të ardhmen lojtari nuk do të jetë në gjendje të mbajë atë pseudonim: huazim te Siena, pastaj larg nga Italia në Le Mans, e më pas duke u rikthyer në Zvicër. Në mes, ekziston gjithashtu një përvojë në Kanada, në Whitecaps Vancouver. Chiumiento merr pjesën e tij të fajit, por më pas ai tregon edhe një të vërtetë tjetër, me akuza shumë të rënda kundër Juventusit.

“Teknikisht nuk u ndjeva inferior ndaj shumë prej shokëve të mi të skuadrës- shpjegon ai për ‘TMW’ – Këtë e them me gjithë përulësinë. Më mungonte diçka mendërisht dhe atëherë duhet të kesh njerëz të afërt që të duan. Unë debutova në Serie A dhe pas tre ditësh gjithashtu bëj debutimin tim në Champions League, kundër Deportivos. Disa orë para ndeshjes ata donin të rinovonin kontratën time, por sipas kushteve të tyre, duke më bërë presion.

Për mua dhe babanë tim ishte gjithçka e re, ne erdhëm nga një qytet i vogël në Zvicër dhe klubi përfitoi nga naiviteti ynë. Shokët e mi në skuadrën e të rinjve, duke pasur parasysh përvojën time, ata i shmangën këto probleme. Unë pashë gjëra skandaloze, e them këtë me keqardhje.

Më morën për të nënshkruar me shifra krejtësisht të ndryshme nga ato që ishin dakorduar.Dhe pastaj filluan të bënin shumë presion si” nëse nuk nënshkruani nuk do të shkoni askund, bëni si ju them ose do ju mbyllen të gjitha dyert”. Dhe në të vërtetë kështu ndodhi…

 

 

 

A post shared by Davide Chiumiento ?????? (@chiumiento10davide)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport davide chiumiento del piero juventus davide chiumiento del piero juventus

Sondazh

Poll