Aktualitet

Vranë 30-vjeçarin pas konfliktit për tokën në Lushnje, gjykata lë në burg dy vëllezërit Hasalla

31 Korrik 2021, 12:08 Nga DOSJA
Vranë 30-vjeçarin pas konfliktit për tokën në

LUSHNJE–  Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për vëllezërit Hasalla, të cilët ekzekutuan pak ditë më parë në Lushnje kushëririn e tyre pas konflikteve për tokën, 30-vjeçarin Romeo Hasalla.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie.

Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm pak ditë më parë dhe kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes së tij, në fshatin Garunjas të Lushnjes.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afrim hasalla kastriot hasalla romeo hasalla afrim hasalla kastriot hasalla romeo hasalla

Sondazh

Poll