Aktualitet

Trualli i Teatrit i kaloi Bashkisë Tiranë, Aleanca paralajmëron Erion Braçen: Je i pari që do çojmë në SPAK!

31 Korrik 2021, 11:53 Nga DOSJA
Trualli i Teatrit i kaloi Bashkisë Tiranë, Aleanca paralajmëron

TIRANË– Pas vendimit të marrë nga qeveria që e kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin. Aktivistja Adriana Kalaja tha se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja mesditën e sotme.

Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen disa javë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja qeveria i kalon truallin e teatrit bashkise adriana kalaja qeveria i kalon truallin e teatrit bashkise

Sondazh

Poll