Aktualitet

Kokaina në kontejnerët e bananeve në Portin e Durrësit, Gjykata e Posaçme lë në burg administratorin e firmës

31 Korrik 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kokaina në kontejnerët e bananeve në Portin e Durrësit,

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë për Bajron Gumenin, administratorin e ‘Alba Ekzotic Fruit’, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK.

Bajron Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane. Gjatë këtij muaji, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie.

Gumeni u paraqit për të tërhequr kontenierin me banane  më datë 13 korrik në Portin e Durrësit, ditë dhe kur u arrestua për gjetjen e rreth 11 kg kokainë në kontenierin ku po transportohej ngarkesa me banane. Në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet barjon gumeni barjon gumeni

Sondazh

Poll