Aktualitet

‘Vëllai i vogël pa gjithë skenën, eci dy orë në këmbë për të lajmëruar prindërit’ / Zbulohen detaje tronditëse

31 Korrik 2021, 11:43 Nga DOSJA
‘Vëllai i vogël pa gjithë skenën, eci dy orë

KURBIN– Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me vdekjen e 13-vjeçarit ditën e djeshme në Kurbin, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri. 13-vjeçari ruante bagëtitë e një fqinjit të tij i vetëm në mal, ku edhe gjeti armën e lënë nga në tjetër bari. 

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, vëllai i tij i vogël, vetëm 11 vjeç ka dëshmuar gjithçka dhe më pas ka bërë 2 orë rrugë në këmbë nga stani deri në shtëpi për të lajmëruar prindërit.

Pronari i armës së gjahut, bariu 47-vjeçar Përparim Sefa, u arrestua sot nga Policia, ndërsa u sqarua se ai nuk kishte asnjë lidhje gjaku me viktimën e mitur. 

Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë në fshatin Gërnac në Mat, ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçari, i cili kishte ndërruar jetë pak pas mesnatës. Viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë ishte duke kullotur bagëtitë në mal, ku edhe kishin gjetur armën e zjarrit. Duke luajtur me të, i mituri i mori jetën vetes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perparim sefa vritet i mituri ne kurbin perparim sefa vritet i mituri ne kurbin

Sondazh

Poll