Aktualitet

Helmimet në trend rritës, shefi i toksikologjisë: Shkak kryesor janë ushqimet

31 Korrik 2021, 09:50 Nga DOSJA
Helmimet në trend rritës, shefi i toksikologjisë: Shkak kryesor

TIRANË-Mjeku toksikolog Andrin Tahiri ka dhënë një intervistë për Syri.tv ku është shprehur se ka një rritje të rasteve të helmimeve alimentare që sipas tij mbizotrojnë helmimet nga konsumi i ushqimeve fast fond dhe gjithashtu kur produkte janë jashtë afateve të përdorimit.

Mjeku i QSUT u shpreh se këto helmime kryesisht manifestohen me  humbje të lëngjeve trupore. Andrin Tahirai këshillon për kujdes të shtuar pasi  shenjat e intoksikacioni mund të zgjasi deri në 10 ditë. Ndërkohë një prej faktorëve  parandalues është patjetër higjiena e shtuar në ambientet e gatimit. Toksikologu apelon për qytetarët që të jenë vigjilent ndaj ushqimeve të konservuara që merren në supermarket dhe datës së skadencës.

Helmimet nga   ushqimet sipas mjekut vijnë edhe prej kontaminimit të ushqimeve  prej insekteve. Ndërkohë pranë QSUT në total jo vetëm prej helmimeve nga ushqimet janë asistuar 349 raste helmimesh. (këtu futen edhe personat qe kane tentuar ti japin fund jetës).  

“Nëse nuk zbatohen rregullat e duhura të ruajtjes së ushqimeve në temperaturat e duhura do të përballemi me raste helmimi. Është stian e verës ku përballemi gjithmonë me helmime dhe shifrat kanë tëndënca të rritjes në krahasim me virin e kaluar.  Në përgjithësi janë kalimtare por mund të zgjasin shumë orë deri në shumë ditë. Ushqimet e konservuara duhet të kontrollohen nëse janë brenda parametrave dhe datës së skadencës.”

(e.k/dosja.al)       

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrin tahiri helmimet andrin tahiri helmimet

Sondazh

Poll