Grabitën 20 mijë euro tek furgoni i sapo ardhur nga Italia, 32 vjet burg për 3 autorë, njëri ende në kërkim (Lidhja me vr
31 Korrik 2021, 11:56Nga DOSJA
VLORË- Tre personat që terrorizuan dhe grabitën furgonin e pasagjerëve që sapo kishte mbërritur nga Italia në Vlorë, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar me burg nga Gjykata e Vlorës. Gazetari Elton Qyno bën me dije se Armand Kuqi është dënuar me 14 vite burgim, Elmir Tufa me 16, ndërsa Ylli Murati, me vetëm 2.6 vite heqje lirie. Por për shkak se përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, dënimi do t’u reduktohet me 1/3.
Ata janë shpallur fajtorë për akuzat: “vjedhje me armë”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “moskallëzim krimi”. Por jo të gjithë janë dënuar pasi Elmir Tufa është ende në kërkim nga Policia e Shtetit. Ky i fundit, i njohur edhe me alias, Ermir Tufa nga fshati Buran i Krujës, dyshohet edhe si një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Shkëlzen Kastrati.
Grabitja e 19 mijë eurove ndodhi në 25 shtator 2018 në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku Kuqi dhe Elmir Tufa, të armatosur dhe të veshur me uniforma policie, ku nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë e dy udhëtarëve që sapo kishin ardhur nga Italia në Shqipëri. Në këtë grabitje një person i tretë i ka ndihmuar duke i transportuar nga vendngjarja, jashtë qytetit të Vlorës, ku dhe kanë braktisur automjetin në fshatin Panaja.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pas vendimit të marrë nga qeveria që e kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar dhe Aleanca për Teatri...
DURRËS– Temperaturat e larta kanë nisur vatra zjarri edhe në Durrës. Një në Shetaj në njësinë administrative Ishëm dhe një në Rrushkull, të njësisë adminis...
Sa herë mund t’i keni dëgjuar prindërit kur ju përsërisin “qëndroni fiks me ligjin” apo “jeto i ndershëm”. Një qytetar ka telefonuar gjatë kësaj jave policinë e...
DURRËS- Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 650 kilogramë në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.Kapiteni, Kapllan Rama ...
TIRANË-Mjeku toksikolog Andrin Tahiri ka dhënë një intervistë për Syri.tv ku është shprehur se ka një rritje të rasteve të helmimeve alimentare që sipas ti...
GREQI– Dalin pamjet e para të 40-vjeçarit shqiptar, i cili vrau bashkëshoren e tij Anisa, në sy të të birit të mitur. Pamjet e publikuara nga mediat grek...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë për Bajron Gumenin, administratorin e ‘Alba Ekzotic Fruit’, duke e lënë atë sërish në masën ...
GREQI–Mediat greke kanë bërë krahasimin e dy vrasjeve të bujshme që tronditën popullin grek. E para ishte vrasja e Caroline Crouch, ndërsa vrasja e dytë ishte v...