Aktualitet

Flakë edhe në Durrës! Digjet Shetaj dhe Rrushkulli, 14 forca zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

31 Korrik 2021, 11:48 Nga DOSJA
Flakë edhe në Durrës! Digjet Shetaj dhe Rrushkulli, 14 forca

DURRËS– Temperaturat e larta kanë nisur vatra zjarri edhe në Durrës. Një në Shetaj në njësinë administrative Ishëm dhe një në Rrushkull, të njësisë administrative Sukth, kanë sjellë shkrumbimin e bimësisë. 

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse në Shetaj dhe 4 në Rrushkull për të vënë flakët në kontroll. Deri më tani është bërë me dije se zjarri në Rrushkull është shuar kurse ai në Shetaj drejt shuarjes.

LAJMI KRYESOR: Prej një jave Shqipëria e rrethuar me zjarre/ Digjen qindra hektarë pyje në Tragjas dhe Karaburun! Asnjë ndërhyrje nga ajri, punonjësit ‘luftojnë’ me mjete rrethanore, një i arrestuar

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll