Aktualitet

Vrau Anisën para djalit të mitur, dalin PAMJET, vrasësi shqiptar i gruas del para prokurorit grek, fqinji: Bërtiti dy herë

31 Korrik 2021, 09:33 Nga DOSJA

GREQI– Dalin pamjet e para të 40-vjeçarit shqiptar, i cili vrau bashkëshoren e tij Anisa, në sy të të birit të mitur. Pamjet e publikuara nga mediat greke, tregojnë shqiptarin që dërgohet për të dëshmuar në Prokurori dhe më pas kthehet në Komisariat. 

 

Fqinji i 31-vjeçares dha dëshmi për mediat ditën e sotme ku tha se natën e krimit Anisa thirri dy herë për ndihmë pastaj heshti përgjithmonë. I njëjti fqinj ishte ai që e kishte lajmëruar policinë më 11 korrik por efektivët nuk e kishin bërë detyrën. Fqinji shtoi se edhe ai e kishte dëgjuar zënkat e tyre, të cilat ishin për xhelozi dhe se 40-vjeçari nuk po e linte atë të dilte nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u vetëdorëza në komisariat. Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë në qafë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret gruan ne greqi shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll