Aktualitet

“Të dyja u vranë nga burri”/ Ngjashmëritë midis dy vrasjeve që tronditen popullin grek, shqiptari shkoi vetë tek Polic

31 Korrik 2021, 09:17 Nga DOSJA
“Të dyja u vranë nga burri”/ Ngjashmëritë midis

GREQIMediat greke kanë bërë krahasimin e dy vrasjeve të bujshme që tronditën popullin grek. E para ishte vrasja e Caroline Crouch, ndërsa vrasja e dytë ishte vrasja e djeshme, ku një shqiptar i mori jetën me thikë gruas së tij. Por sa të ngjashme këto dy vrasje kanë edhe një ndryshim themelor.

Ngjashmëria themelore është se të dy gratë u vranë nga duart e personave që ishin betuar se do të kujdeseshin për ta. Që të dyja, gratë u vranë në dhomën e tyre të gjumit dhe u gjendën të vdekura nga Policia. Të dyja gratë ishin nëna, Karolina la një pas një foshnje ndërsa 31-vjeçarja la një djal 11-vjeç. Dy fëmijët do të ndajnë fatin e vështirë dhe të rriten pa përkëdheljen e nënës.

Sipas dëshmisë së psikologes, Karolina ishte në kërkim të një shtëpie me qera në Athinë për të lënë Glyka Nerën, të njëjtën gjë po bënte edhe 31-vjeçarja në Daphne pasi donte të largohej nga ajo shtëpi. 

Dallimi i rëndësishëm në të dy rastet është se piloti krijoi një skenar të tërë për të mashtruar efeketivët, ndërsa 39 -vjeçari shkoi menjëherë dhe iu dorëzua policisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret gruan ne greqi vrasja e caroline crouch shqiptari vret gruan ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll