Aktualitet

Operacioni ‘Kalimtarët’/ 200 euro për rrugën Korçë-Tiranë, iu dhanë ndihmë 10 emigrantëve të huaj, në pranga 5 pe

31 Korrik 2021, 08:12 Nga DOSJA
Operacioni ‘Kalimtarët’/ 200 euro për rrugën

ELBASAN– Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë përkujdrejt çmimit prej 200 euro. Në kuadër të operacinit ‘Kalimtarët’, u vunë në pranga 5 persona të identifikuar si: Brahim Rapi; Jani Demolli; Mehdi Gjini; Enea Kiptiu dhe Nevruz Allmeta, të gjithë banues në Durrës.

Në cilësinë e provave materiale, Policia ka sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalimtarët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 5 shtetas. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe të Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Kalimtarët”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.R., 28 vjeç, E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll, J.D., 28 vjeç, M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet brahim rapi elbasan enea kiptiu jani demolli mehdi gjini nevruz allmeta operacioni kalimtaret brahim rapi elbasan enea kiptiu jani demolli mehdi gjini nevruz allmeta operacioni kalimtaret

Sondazh

Poll