Aktualitet

I vuri zjarrin kodrës me shkurre në Ksamil, arrestohet nga Policia 25-vjeçari (EMRI)

31 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
I vuri zjarrin kodrës me shkurre në Ksamil, arrestohet nga Policia

SARANDË– Një 25-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Edmond Zogaj akuzohet se ka kryer krime ndaj mjedisit, ndaj edhe do të përballet me drejtësinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Vijon puna për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Prej një jave Shqipëria e rrethuar me zjarre/ Digjen qindra hektarë pyje në Tragjas dhe Karaburun! Asnjë ndërhyrje nga ajri, punonjësit ‘luftojnë’ me mjete rrethanore

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond zogaj sarande zjarr ne ksamil edmond zogaj sarande zjarr ne ksamil

Sondazh

Poll