Aktualitet

Shpëtohen tre turistë të ngecur në kanionin e Gjipesë, po eksploronin zonën

31 Korrik 2021, 06:58 Nga DOSJA
Shpëtohen tre turistë të ngecur në kanionin e Gjipesë,

HIMARË– Tre turistë të huaj të cilët po eksploronin kanionet e Gjipesë janë shpëtuar nga policia e shtetit pasi kishin ngecur për shkak të terrenit të vështirë, ku njëri ndër to mori dëmtime të lehta.

Policia ka arritur ti gjejë të rinjtë pas një orë kërkim. Turistët ishin të moshave 15, 18 dhe 21 vjeç. Njëri ndër to është dërguar në spital pas dëmtimeve në këmbë por fatmirësisht nuk ishte serioze.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni. Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre. Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanionet e gjipese turiste kanionet e gjipese turiste

Sondazh

Poll