Aktualitet

Pamje nga aksidenti në Shkodër, ky është vendi ku ndërruan jetë të rinjtë

31 Korrik 2021, 06:53 Nga DOSJA
Pamje nga aksidenti në Shkodër, ky është vendi ku

SHKODËR– Makina në të cilën udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka dhe Driona Pirani, ishte tip ‘BMW’ dhe siç duket nga pamjet e siguruara nga ‘Balkanweb’ duket që mjeti është shkatërruar totalisht pas aksidentit.

Pjesa e përparme e makinës është dëmtuar më shumë se pjesët e tjera çfarë ka bërë që dy të rinjtë të humbin jetën pas përplasjes së makines me murin. E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Dy të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga Velipoja ku po festonin dhe fatkeqësisht nuk mbërritën të gjallë në shtëpi. Ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.

LAJM KRYESOR: Po ktheheshin nga festa! Makina “flakë” në rrugë, del nga korsia dhe përplaset me murin, humbin jetën dy të rinj në Shkodër

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll