Aktualitet

Akuzat e Petro Koçit për Kadastrën/ Artan Lame: Politika të rrijë larg, unë kam çuar dosje për hetim, SPAK të na ndihmo

31 Korrik 2021, 06:30 Nga DOSJA
Akuzat e Petro Koçit për Kadastrën/ Artan Lame: Politika

PATOS– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur në lidhje me akuzat e Petro Koçit në drejtim të Kadasrës së Fierit dhe ka kërkuar që politika të qëndrojë larg nga ky proces por të merret më drejtimin e vet.

Ai është shprehur se e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm pasi ka dy kategori dosjesh me probleme. Sipas tij, tek kategoria e parë hyjne gjobat dhe ‘futja e dorës në xhepin e tjetrit’ ndërsa në kategorinë e dytë janë problematikat e trashëguara, shit-blerja.

Në deklaratën e tij për shtyp nga Patozi, Lame i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme për ndihmë.


Deklarata e plotë:

‘’Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni le të drejtojë anijen, ai që mban motorin le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë. Disa ditë më parë Petro Koçi hodhi akuza se në Fier duart e krimit janë shtrirë në financat publike dhe tenderat fitohen nga trafikantët. Ai nuk kurseu as administratën, duke dhënë vlerësim negativ për kadastrën dhe arsimin në Fier gjatë fushatës elektorale.”

Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur sot verifikimin e këtyre deklaratave. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame kadastra e fierit petro koçi spak ne fier artan lame kadastra e fierit petro koçi spak ne fier

Sondazh

Poll