Aktualitet

Po ktheheshin nga festa, por nuk shkuan dot në shtëpi/ Dalin EMRAT, kush janë dy të rinjtë që përgjakën Shkodrën

31 Korrik 2021, 06:29 Nga DOSJA
Po ktheheshin nga festa, por nuk shkuan dot në shtëpi/ Dalin EMRAT,

SHKODËR– Pak para orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, aksi Shkodër- Velipojë është përgjakur nga një aksidenti. Një mjet tip “BMW” ka marrë kthesën me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar i përplasur me një mur. Për pasojë kanë humbur jetën 23-vjeçari Amarildo Preka dhe 16-vjeçarja Driona Pirani.

Mësohet se të rinjtë ishin duke u kthyer nga një festë në Velipojë, por nuk kanë mundur që të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre, duke ndërruar jetë në vend nga përplasja.

LAJMI KRYESOR: Makina “flakë” në rrugë, del nga korsia dhe përplaset me murin, humbin jetën dy të rinj në Shkodër

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder amarildo preka driona pirani shkoder aksident ne shkoder amarildo preka driona pirani shkoder

Sondazh

Poll