Aktualitet

Tentuan të kultivonin drogë, bien në pranga bashkëautorët në Lezhë (EMRAT)

31 Korrik 2021, 07:11 Nga DOSJA
Tentuan të kultivonin drogë, bien në pranga

LEZHË– Dy persona kanë rënë në pranga të policisë në fshatin Krajan të Lezhës pasi kishin tentuar të kultivonin lëndë narkotike në një ambjent të hapur.

Dy qytetarët janë Pjetër Kola 64-vjeç dhe bashkëshortja e tij Dava Kola 62-vjeçe. Materialet e kanë kaluar në shqyrtim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll