Aktualitet

Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Qafë-Thaqë, do të ektradohet drejt Sllovenisë (EMRI)

31 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim

QAFË-THANË– Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje është kapur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Slloveninë dhe Policinë Kufitare.

Pavle Lazarovski ishte banues në Maqedoninë e Veriut dhe do të ekstradohet drejt Sllovenisë ku akuzohet për vjedhje. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Slloveninë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë të shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pavle lazarovski pavle lazarovski

Sondazh

Poll