Politike

‘Berisha jashtë Parlamentit’, rrjeti ‘shpërthen’ në reagime pas ultimatumit të ambasadores, Bushati: E dija, ma tha

30 Korrik 2021, 21:10 Nga DOSJA
‘Berisha jashtë Parlamentit’, rrjeti

TIRANË– Ultimatumi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri në shtator, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Analisti Andi Bushati ka treguar se nuk është surprizuar nga deklarata e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministri Sali Berisha në Parlamentin e shtatorit.

Në një status në Facebook, Bushati shkruan se që do të dilte Kim të jepte një deklaratë të tillë ia kishte thënë një rilindas i rangut të lartë, pa përmendur emër. Por, siç shton analisti, si datë i kishte dhënë fundin e muajit gusht, duke nënkuptuar se ambasadorja i parapriu.

Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë të nënkuptohet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duhet të dëbohet nga Shqipëria dhe të shpallet non-grata, pas ultimatumit që vuri sot. Në një status në Facebook, Manjani shkruan se kolegët e saj nëpër botë dëbohet për shumë më pak, pasi puna e një ambasadoreje nuk është që tu tregojë shqiptarëve se çfarë të bëjnë apo të bëjë rolin e gazetës së maxhorancës.

Ish-ministri shton se Opozita duhet përfundimisht të ndëpresë çdo kontakt me të dërguarën e SHBA-ve, pasi i ka fyer duke u dhënë urdhra, siç ishte dhe kërkesa për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament, që bëri sot. E ndërsa barin sipas Manjanit, Kim duhet ta hajë vetë.

Ndërsa analisti Dritan Hila shkruan se përgjigjia e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe komentet poshtë statusit të tij në Facebook, e bëjnë të mendojë se shqiptarët janë një popull primitiv. Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se mbështetja që i japin komentuesit Berishës, pasi ambasadorja Yuri Kim të nxjerrin mallin e parullave të vullnetarëve të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

Ajo përmendi dhe shprehjen e përdorur në komunizëm, ‘bar do të hamë dhe nuk i dorëzohemi armikut’, duke thënë se PD-ja nuk mund të ‘hajë bar’ për shkak të një deputeti, referuar Berishës. Vetë ish-kryeministri u përgjigj prerë kur tha se do të hyjë në Parlament me mjaft krenari. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka heshtur. I pyetur nga Zëri i Amerikës në lidhje me këtë ultimatum, Basha nuk ka dhënë asnjë koment.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati sali berisha ylli manjani yuri kim andi bushati sali berisha ylli manjani yuri kim

Sondazh

Poll