Politike

ULTIMATUMI i Kim, Manjani kërkon dëbimin e ambasadores: Koleget e saj në Europë përzihen për shumë më pak, Opozita të n

30 Korrik 2021, 20:21 Nga DOSJA
ULTIMATUMI i Kim, Manjani kërkon dëbimin e ambasadores: Koleget e saj

TIRANË– Ish-ministri Ylli Manjani ka lënë të nënkuptohet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duhet të dëbohet nga Shqipëria dhe të shpallet non-grata, oas ultimatumit që vuri sot. Në një status në Facebook, Manjani shkruan se kolegët e saj nëpër botë dëbohet për shumë më pak, pasi puna e një ambasadoreje nuk është që tu tregojë shqiptarëve se çfarë të bëjnë apo të bëjë rolin e gazetës së maxhorancës.

Ish-ministri shton se Opozita duhet përfundimisht të ndëpresë çdo kontakt me të dërguarën e SHBA-ve, pasi i ka fyer duke u dhënë urdhra, siç ishte dhe kërkesa për mosfutjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në parlament, që bëri sot. E ndërsa barinm sipas Manjanit, Kim duhet ta hajë vetë.

“Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim. Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik. Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!? Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.  Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre! E ka të ndaluar! Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak. #Barintahajëvetë,”- shkruan Manjani.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha ylli manjani yuri kim sali berisha ylli manjani yuri kim

Sondazh

Poll