Politike

Berisha i drejtohet Kim: Barin çojua socialistëve e ta mbajnë me shëndet, Rama pëlqen një lloj bari

30 Korrik 2021, 18:49 Nga DOSJA
Berisha i drejtohet Kim: Barin çojua socialistëve e ta mbajnë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe i ka thënë se ‘barin’ që përmendi sot, mund t’jua çojë socialistëve, duke shtuar me humor se vetë kryesocialisti Edi Rama pëlqen një lloj bari.

Në një intervistë për OraNews, me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se ambasadorja duhet tu kërkojë ndjesë shqiptarë për shprehjen për barin që tha sot, pasi në këtë mënyrë u kujtoi atyre komunizmin.

“Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet,”- tha Kim.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament. Ajo përmendi dhe shprehjen e përdorur në komunizëm, ‘bar do të hamë dhe nuk i dorëzohemi armikut’, duke thënë se PD-ja nuk mund të ‘hajë bar’ për shkak të një deputeti.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll