Politike

AKUZAT E FORTA të Berishës, lirimi i Avdylit: Drejtësinë e kanë gratë dhe kunetërit e ministrave, ‘BOSS’-ët i lirojn

30 Korrik 2021, 19:49 Nga DOSJA
AKUZAT E FORTA të Berishës, lirimi i Avdylit: Drejtësinë e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gratë dhe kunetërit e ministrave aktualë kanë në duar të gjithë Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për OraNeës, me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se sot penalizohen nëpunës nga të vegjël dhe mesatar, ndërsa ‘BOSS’-ët dalin nga burgu për shkak se u ka mbaruar afati i paraburgimit dhe jetimet nuk janë mbyllur, referuar lirimit të Altin Avdyli.

Duke përmendur marrëveshjen mes KLGJ-së dhe institutit East West me në krye Dalina Ficon, Berisha ripërsëriti se sipas tij, fondet nuk duhet të shkojnë për projekte të bashkëshorteve të ministrave, duke qenë se Fico është gruaja e ministrit Bledi Çuçi. Ai tha më tej se shumë ish-bashkëpunëtorë të fondacionit të Sorosit i kanë theënë se ky fondacion është shndërruar në paradhomën e SPAK

“Unë kam kërkuar që të ketë edhe Vetting të politikanëve dhe kjo të fillojë me Sali Berishën. Ky ligj është dërguar një vit e gjysëm më parë në kuvend dhe është refuzuar nga Edi Rama natyrisht që kapja e drejtësisë është ana më fatale e reformës. Kurrë ndonjëherë nuk mbaj mend që në krye të organeve të drejtësisë të ketë pasur vëllezër apo kunetër të ministrave. Sot drejtësia është në duart e PS-së e tëra. Ndaj dhe shkon penalizon nëpunës nga të vegjël dhe mesatar, ndërsa bosët i nxjerr nga burgu se nuk kishin kohë për hetimet. Kur mora vesh se marrëveshja u firmos me institutin e East Ëest me në krye Dalina Fico. Si ka mundësi që tenderi me 100 mijë dosje t’i besohet ish bashkëshortes së Edi Ramës dhe bashkëjetueses së ministrit të Brendshëm. Po ashtu, prokuroria i është besuar kunatit të ministres. Fondet nuk duhet të shkojnë për projekte të bashkëshorteve të ministrave. Kam qëndruar dhe do të qëndroj kundër çdo afera që më duket e dyshimtë. Shumë ish-bashkëpunëtorë të fondacionit të Sorosit më thonë se ky fondacion është shndërruar në paradhomën e SPAK,”- tha Berisha ndër të tjera.

Momenti në minutën 20:00

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lirohet altin avdyli sali berisha lirohet altin avdyli sali berisha

Sondazh

Poll