Politike

Ç’do të bëjë nëse deputetët braktisin Kuvendin prej tij? Berisha qesh: Do ulem me krenari në vendin tim

30 Korrik 2021, 18:51 Nga DOSJA
Ç’do të bëjë nëse deputetët braktisin

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se nuk do ta braktisë Kuvendin edhe nëse salla do të zbraset ditën e parë të punimeve për shkak të prezencës së tij, pas ultimatumit të ambasadores Yuri Kim.

Në një intervistë për OraNews, me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se ai me krenari do të shkojë të ulet në vendin e tij.

Pjesë nga biseda

Beti Njuma: Në qarkun e gazetarëve thuhet se disa deputetë do të braktisin punimet në ditën e parë të Kuvendit, nëse ju do të jeni prezent, çfarë do të bëni?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë lidhje me axhendën e Kuvendit. Do të shkoj të ulem me krenari në vendin tim. Aty ku ma kanë caktuar qytetarët dhe me motivim më të madh se ndonjëherë tjetër. Vendimi që do të marrin deputetët e tjerë do të jetë në tagërin e tyre.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll