Politike

Ambasadorja i parapriu? Andi Bushati zbulon PRAPASKENAT: Deklarata e Kim nuk ishte surprizë, ma tha një rilindas i rangut të

30 Korrik 2021, 20:11 Nga DOSJA
Ambasadorja i parapriu? Andi Bushati zbulon PRAPASKENAT: Deklarata e Kim nuk

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka treguar se nuk është surprizuar nga deklarata e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim për mosfutjen e ish-kryeministri Sali Berisha në Parlamentin e shtatorit.

Në një status në Facebook, Bushati shkruan se që do të dilte Kim të jepte një deklaratë të tillë ia kishte thënë një rilindas i rangut të lartë, pa përmendur emër. Por, siç shton analisti, si datë i kishte dhënë fundin e muajit gusht, duke nënkuptuar se ambasadorja i parapriu.

“Deklarata e Yuri Kim nuk ishte një surprizë. Mua vetë ma kishte thënë një rilindas i rangut të lartë se kjo do të ndodhte. Por ai më pati përcaktuar si datë fundin e gushtit. Ambasadorja u tregua me e devotshme se ç’e kishte imagjinuar ai,”- shkruan Bushati.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati sali berisha yuri kim andi bushati sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll