Politike

Demokratët s’e kursejnë mbështetjen ndaj liderit Berisha, Hila: Komentet e tyre tregojnë që jemi popull primitive, na nxj

30 Korrik 2021, 20:41 Nga DOSJA
Demokratët s’e kursejnë mbështetjen ndaj liderit Berisha,

TIRANË– Analisti Dritan Hila shkruan se përgjigjia e ish-kryeministri Sali Berisha dhe komentet poshtë statusit të tij në Facebook, e bëjnë të mendojë se shqiptarët janë një popull primitive.

Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se mbështetja që i japin komentuesit Berishës, pasi ambasadorja Yuri Kim të nxjerrin mallin e parullave të vullnetarëve të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Unisoni i demokrateve me doktorin tregon se jemi i njejti popull vari lesht dhe primitiv qe kemi qene gjithmone. Mjafton te lexosh komentet tek statusi Sales dhe te nxjerrin mallin e parullave te vullnetareve te Enverit,”- shkruan Hila.

Berisha u tregua i prerë sot në përgjigjen ndaj ambasadores Kim, teksa tha se do të futet në Kuvend. Pikërisht në statusin ku e lajmëroi këtë gjë, demokratët nuk kanë hezituar të tregojnë mbështetjen e tyre ndaj liderit historic në PD.

“Erdhi regjimi diktatorial mos u dorzo kurr nga shtypesit bravo,”- shkruan një nga komentuesit.

“Kjo duhet nxjerre non grata nga Shqiperia se e bastardoi shume rolin e saj!”- shkruan një tjetër.

“O Legjenda e Shqiptarisë,tregoj kesaj mbeturine sorosiane se je Sali Berisha Samurai i Shqiptarëve që kurrë nuk e nxorre shpaten pa arsye dhe kurrë nuk e ktheve në vendin e vet pa nder,nxirre shpaten dhe një herë si në 90-tën që i preve bishtin kuçedrës,”- shkruan dhe dikush më tej.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan hila sali berisha yuri kim dritan hila sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll