Politike

“Po e vini Bashën në pozitë…” Berisha i prerë: Një parti që nuk qëndron për dinjitetin njerëzor, meriton të mos

30 Korrik 2021, 18:56 Nga DOSJA
“Po e vini Bashën në pozitë…” Berisha i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar aspak se po vë në pozitë kryedemokratin Lulzim Basha me prezencën e tij në Parlamentin e tij në shtator, kur ambasadorja Yuri Kim kërkoi të kundërtën.

Në një intervistë në OraNews, me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se pozitë e vështirë për Berishën do të ishte nëse ai nuk do të futej në Kuvend për dinjitet njerëzor. Berisha shtoi se nëse një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë dhe këtë duhet ta ketë parasysh çdo demokrat.

“Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat,”- tha Berisha.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha yuri kim lulzim basha sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll