Politike

Çfarë i tha Basha pas ULTIMATUMIT të Kim? Berisha: As nuk e pyeta fare, do futem në Parlament

30 Korrik 2021, 18:39 Nga DOSJA
Çfarë i tha Basha pas ULTIMATUMIT të Kim? Berisha: As nuk e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Në një intervistë për OraNews me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se nuk e ka pyetur fare kryedemokratin Lulzim Basha dhe se as ky i fundit nuk i ka thënë asgjë.

Beisha shtoi se vendimi i tij është ai që kanë vendosur qytetarët që e kanë votuar, të futet në Parlament, pavarësisht se ishte vetë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ajo që kërkoi të kundërtën e kësaj gjëje, sot.

“Unë as nuk e kam pyetur dhe as nuk më tha asgjë Basha. Nuk e pyeta. Drejtimi im dihet, do të jetë ai që kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë (nënkupton futjen në Parlament),”_ tha Berisha.

Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll