Bota

Vijon tensioni në Veri të Kosovës/ Arrestohen 2 policë, Vuçiç sulmon KFOR-in: Përgjigjen vetëm kur u përshtatet

30 Maj 2019, 19:10 Nga DOSJA
Vijon tensioni në Veri të Kosovës/ Arrestohen 2 policë,

KOSOVË- Dy policë janë arrestuar gjatë pasdites së sotme në Kosovë në vijim të operacionit në veri, i cili nisi dy ditë më parë. Njëri nga zyrtarët është arrestuar në Jarinje (pikë kalimin kufitar) dhe tjetri në Mitrovicën jugore.

Edhe arrestimet e sotshme (zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T) janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda” që u zhvillua më 28 maj 2019 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sulmuar KFOR-in gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në komunat veriore. “Unë gjithmonë e them të vërteten. Ata nuk mund të thonë se kanë biseduar me mua sepse nuk e kanë bërë” tha Vuçiç, raporton Indexonline.

Dy ditë më parë një operacion i policisë së Kosovës ka tensionuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. 30 të arrestuar dhe 4 policë janë plagosur gjatë operacionit për kapjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte dhe fshihej në veri të Kosovës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic arrestohen 2 police tensione në kosovë vucic sulmon kfor aleksander vucic arrestohen 2 police tensione në kosovë vucic sulmon kfor

Sondazh

Poll