Politike

FOTOT QË S’U PANË! Rama dhe Vuçiç hanë misër dhe shëtisin nëpër rrugët e Shkupit, bëjnë gëzuar së bashku

29 Korrik 2021, 15:39 Nga DOSJA
FOTOT QË S’U PANË! Rama dhe Vuçiç hanë

SHKUP– Kryeministri i Malit të Zi, Zoran Zaev dhe Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov priten dje në vendin e tyre dy ‘mysafirët’ e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, kryeministrin Edi Rama dhe  Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një ditë para mbajtjes së Forumit, ata duket se janë relaksuar, duke bërë shëtitje nëpër rrugët e Shkupit, madje edhe duke ngrënë misra së bashku. Në disa foto të publikuara nga mediat maqedonase,  liderët shihen teksa bëjnë gëzuar së bashku me një gotë në dorë. Madje, duket ku Vuçiç dhe Rama kanë marrë disa dhurata simbolike nga vizita në Shkup. 

Forumi Ekonomik Rajonal u mbajt paraditen e sotme në Shkup, nga ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç garantoi se bashkëpunimi mes vendeve do të garantojë liberalizimin e kufijve në rajon. Nga 1 janari i 2023-ës, në Ballkan nuk ka më kufij. Kryeministri Edi Rama ftoi edhe vendet e tjera ti bashkohen nismës, ndërsa Zoran Zaev, kërkoi më shumë vëmendje tek ekonomia e rajonit dhe më pak tek historia, referuar konflikteve mes vendeve.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev aleksander vucic edi rama samiti i shkupit 29 korrik 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...