Politike

Forumi i shkupit, Bojken Abazi bën lidhjen me Konferenca e Londrës: Rama po e vendos Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë

29 Korrik 2021, 11:50 Nga DOSJA
Forumi i shkupit, Bojken Abazi bën lidhjen me Konferenca e Londrës:

TIRANË– Bojken Abazi ka reaguar për Forumin Ekonomik që po zhvillohet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, takim i cili përkon në të njëjtën datë nga Konferenca e Londrës që la jashtë Shqipërisë 40% të popullsisë së saj.

Sipas kreut të LVV në Tiranë, sot me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve në Shkup,. Rama po e vendos Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit”. Sipas tij, Rama po tenton  të sabotojë përpjekjen për ta vendosur Serbinë para drejtësisë për krimet dhe gjenocidet që ka kryer ndaj kombit shqiptar, duke i pastruar imazhin ndërkombëtarisht. Ai shton se Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.

Reagimi i Bojekn Abazit: 

108 vite nga Konferenca e Londrës te marrëveshjet e “Jugosllavisë së Re”. Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e këdaj dite. Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit” (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen). Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin. Me këto marrëveshje Rama tenton të sabotojë përpjekjen për ta vendosur Serbinë para drejtësisë për krimet dhe gjenocidet që ka kryer ndaj kombit shqiptar, duke i pastruar imazhin ndërkombëtarisht dhe duke ia normalizuar politikat agresive një Serbie që nuk kërkoi kurrë falje. Me këto nënshkrime Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit. Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!

LAJMI KRYESOR: ‘Ballkani i Hapur’! Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup, Vuçiç: Nga 1 janari i 2023 s’ka më kufij! Rama: Nuk presim BE, 4 liritë themelore i realizojmë bashkë (REAGIMI nga PRISHTINA)

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bojken abazi samiti i shkupit 29 korrik 2021 bojken abazi samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...