Politike

29 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar rëndë, aq sa për ti kushtuar jetën.

Ngjarja e ndodhur thellë në periferi, në fshatin Këllëz të Gjirokastër ka bërë jehonë deri në Tiranë, duke u dëgjuar edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit, vendosi që të reagonte në Twitter disa orë më pas duke dënuar dhunën ndaj grave. Por mesa duket aq i prekur ishte nga ngjarja, saqë në vend që të thoshte se ka ndodhur në Gjirokastër, përmendi qytetin e Korçës.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Korçë. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkroi Basha në Twitter, postim të cilin e fshiu pas dy minutash dhe e rregulloi. 

Pse u ngatërrua vallë Basha? Mos është nisur për në Korçë që të shohë nga afër ç’ka ndodhur lidhur medorëheqjet në masë në degën e demokratëve në këtë qark?

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gafa e bashes lulzim basha gafa e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll