Politike

Raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Në raport me kohën e dhënë, KQZ bëri më të mirën, nuk dua t

29 Korrik 2021, 12:25 Nga DOSJA
Raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Në raport

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka theksuar se të gjitha palët politike duhet të pranojnë gjetjet e raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, me qëllim që të mos ketë elementë negativë në zgjedhjet e ardhshme. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se sa i përket Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, u bë më e mira në varësi të kohës së dhënë. Kreu i KQZ-së nuk pranoi të komentonte leximet që partitë i bërën raportit. 

Fjala e Celibashit:

Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti. Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre. Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme. Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral. Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor.

OSBE-ODIHR publikoi dy ditë më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz raporti i osbe per 25 prillin ilirjan celibashi kqz raporti i osbe per 25 prillin

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...