Politike

Ambasadori i Spanjës mbaron misionin e tij në Tiranë, takohet me presidentin, Meta: E falenderova për përpjekjet e tij në

29 Korrik 2021, 13:04 Nga DOSJA
Ambasadori i Spanjës mbaron misionin e tij në Tiranë, takohet me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, i cili përfundoi misionin e tij diplomatik.

Në një postim të ndarë në “Facebook” Meta shkruan se gjatë takimit mes tyre vletësoi përpjekjet e palodhura të ambasadorit Marcos Alonso Alonso në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok.

Postimi i Ilir Metës:

Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z. Marcos Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.

E falenderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta marcos alonso alonso ilir meta marcos alonso alonso

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...