Politike

Basha pas takimit me kreun e komunës së Bujanovcit: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me spastrim etnik, qev

29 Korrik 2021, 14:18 Nga DOSJA
Basha pas takimit me kreun e komunës së Bujanovcit: Shqiptarët

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas takimit që pati me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, ku u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës në Shqipëri po përballen me spastrim etnik.

Basha u shpreh se BE dhe SHBA duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim. Në fjalën e tij, ai theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë, duke ironizuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Fjala e Lulzim Bashës: 

Do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet kësaj komune. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit. PD dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë praktikë të paligjshme. I bëjmë thirrje BE dhe SHBA të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Mbi 2000 qytetarë të kësaj komune kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe të drejtave të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banorë të kësaj komune. Nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë dhe klima e bashkëpunimit dhe ana tjetër goditen shqiptarët. E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Ka pengesa për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Të rinjve dhe të rejave nuk u njihen diplomat. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. U shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës.

(

(kle.m./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha spastrimi etnik ne luginen e presheves lulzim basha spastrimi etnik ne luginen e presheves

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...