Politike

Basha komenton takimin Rama-Vuçiç e Zaev në Shkup: Një protagonizmi e tepruar, kanë dëshirë për të dalë në foto bashk

29 Korrik 2021, 14:36 Nga DOSJA
Basha komenton takimin Rama-Vuçiç e Zaev në Shkup: Një

TIRANË– Kreu i Partisëe Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar Forumin Ekonomik të zhvilluar sot në Shkup, ku mori pjesë Edi Rama, së bashku me Aleksandër Vuçiç e Zoran Zaev.

Në prononcimin për mediat, Basha tha se takimi i sotëm nuk prodhoi asgjë përvec se një protagonizëm të tepruar, një film që sipas tij shqiptarët e kanë parë e stërparë. Ai u shpreh se nuk pa asnjë nga takimi veç dëshirës së liderëve për të bërë foto me njëri tjetrin.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nuk e kuptojmë pse po bëhen këto takime, e një protagonizmi të tepruar. Që lëvizja e lirë të funksionojë t’i japim fund hiprokrizisë të punohet për njohjen e ndërsjelltë dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi e kërkesë e të gjitha vendeve. Kanë dëshirë për të dalë e për të bërë fotografi s’është çudi po të kursejnë një film të parë e stërparë për shqiptarët. PD e ka mbështetur e mbështet dialogun por s’kemi lënë dilemë për përfundimin e tij, që është njohja e ndërsjelltë. Në prani të kreut te komunës së Bujanovcit, asnjë takim s’mund të shërbejë si alibi për t’i ikur detyrimeve kushtetuese për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku janë. Në Bujanovc shqiptarët cregjistrohen në mënyrë të paligjshme për të bërë një spastrim luginës së Preshevës. Nuk di sa kohë i ka kushtuar Rama këtij problemi me mikun e tij Vucic, por nëse ka folur na e ka mbajtur shumë sekret

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 11:39

TIRANË– Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ku një burrë i vuri flakën vetes dhe më pas bashkëshortes së tij. Por fatmirësisht as...